Lajme

Gjini: Jemi jashtëzakonisht mirë në sondazhe, shpresoj të fitojmë pa balotazh!

09/20/2025 11:19
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i Gjakovës, njëherësh kandidat për kryetar të këtij qyteti në zgjedhjet e 12 tetorit, Ardian Gjini.

Projektet e përfunduara, ato në perspektivë e sipër, dhe të tjerat që pritet t’i realizojë ishin disa nga temat që u disktuan me kryetarin Gjini.

“Shkukza si atraksion turistik, shtëpia e qëndrimit ditor për pensionistë, stadiumi i qytetit” ishin disa nga projektet e realizuara që Gjini foli me shumë krenari.

Gjini tha se në sondazhe janë jashtëzakonisht mirë por se duhet të punohet fort edhe gjatë fushatës.

Ai u shpreh besimplotë se në zgjedhjet e 12 tetorit do të fitojnë pa balotazh.

Sa i përket pezullimit të Dialogut Strategjik, Gjini, tha se është zinxhir i veprimeve të ‘Qeverisë Kurti’.

Për këto e shumë tema të tjera ndiqni intervistën e plotë të Ardian gjinit dhënë në Blic Interview me Astrit Gashin në 17:05 minuta në RTV Dukagjini dhe “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/