Lajme

Gjini i ashpër me Kurtin: Ideologjiksht është tipik anti-amerikan, e urren suksesin

04/24/2024 21:43
nga:G B

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka qenë goxha kritik ndaj kryeministrit Albin Kruti për raportet e tij me Amerikën.

Sipas tij, Kurti dhe përkrahësit e tij gjithë ditën rrinë duke e kritikuar Amerikën, raporton gazeta10.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gjini ka thënë se Albin Kurti ideologjiksht është tipik anti-amerikan.

“Unë mendoj që ideologjikisht Kurti është tipik anti-amerikan. Kurti është një i majtë i skajshëm që e urren ekonominë e tregut, është një njëri që e urren suksesin. Ai del e thotë se njerëzit e suksesshëm janë pak si të çuditshëm dhe unë i dua ata që janë të pasuksesshëm”, ka thënë Gjini.