Pas mbylljes së kutive të votimit në të gjithë Kosovën, Ardian Gjini falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor dhe shprehjen e vullnetit të tyre përmes votës, raporton GazetaBlic.
Ai u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë korrektë gjatë numërimit të votave, duke kërkuar respektimin e plotë të vullnetit të qytetarëve dhe shmangien e gabimeve të së kaluarës.
Gjini theksoi se vetëm përmes një procesi të drejtë dhe transparent mund të garantohet respektimi i demokracisë dhe i vullnetit të sovranit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj.
Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet.
Faleminderit të gjithëve!
Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë.


