Lajme

Gjini: Është fyerje të kërkosh sërish besimin e qytetarëve kur shpresa kthehet në përçarje

19 ditë më parë
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, e ka përmbyllur ditën me energji pozitive në Bashkësinë Lokale Bec, raporton GazetaBlic.

Gjini thotë se përkrahja e secilit është besim për punën konkrete që është bërë gjatë qeverisjes së Aleancës.

Ai thotë se Kosova u çlirua nga bijtë e bijat e saj, dhe u ndërtua dhe u zhvillua nga ëndrra e secilit që e do Kosovën.

Postimi i plotë:

Përmbyllje e ditës së punës me energji pozitive, në Bashkësinë Lokale Bec.

Përkrahja e secilit është besim për punën konkrete që është bërë gjatë qeverisjes së Aleancës, është besim në programin #DirektNëNATO .

Është fyerje të kërkosh sërish besimin e qytetarëve kur shpresa kthehet në përçarje, kur qytetari varfërohet, kur biznesi goditet vazhdimisht, kur lëkunden miqësitë.

Kosova u çlirua nga bijtë e bijat e saj, nga miqtë e saj, u ndërtua dhe u zhvillua nga ëndrra e secilit që e do KOSOVËN.

Është koha për reflektim, ku duam ta shohim Kosovën!

#përKosovënFituese137✅