Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka treguar edhe për investimet që ka bërë gjatë mandatit të tij tek urat e vjetra.
“Me zbulimin edhe të disa shpellave, do të përmbyllet pamja. Jo vetëm me zhvillim ekonomik e infrastruktoror, por edhe me zbulim edhe me kultivim dhe me plotë gojën mund të quhet trashëgëmi kulturore e Gjakovës në Kosovë”, tha ai.
Gjini në emisionin “Blic Interview” tha se ideja është që të nxirret në pah trashëgëmia kulturore dhe nxitja e zhvillimit të turizmit.
Ai tha se nëse kthehemi pas 4 vjet, ka ndryshime të mëdha.
“Nëse dikush dëshiron t’i kaloj dy-tri ditë në Gjakovë, me të vërtetë me e pas të mbushur kohën me mundësi me vizitu, me e pa cila është e kaluara jonë, qysh është zhvillu ky qytet, ky komunitet, kjo trevë, që është përtej komunës së Gjakovës, që është edhe Malësia. Dmth të gjitha këto po lidhen sikur fijet që lidhen, dhe e krijojnë një tërësi, e cila mund të them se do të jetë një tënësi më të jashtëzakonshme që i kanë sot shqiptarët. Kjo ngase e tillë është Gjakova. Nuk po shpikim asgjë të re, vetëm se po i pastrojmë ato që i kemi me shekuj”, tha ndër të tjera Gjini.
Ardian Gjini: Me këto tre parti do të bëjmë marrëveshje për balotazhin e 14 tetorit