Lajme

Gjini: Du me e kthy andrrën e Kosovës, me u bo vend ku njerëzit vijnë, jo ku ikin

05/13/2026 22:41
nga:Genita C

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se synimi i tij është rikthimi i shpresës dhe perspektivës për qytetarët e vendit.

“Na e kanë humb andrrën. Unë du me e kthy andrrën e Kosovës, me u bo një vend prej të cilit s’kemi nevojë me ik, po një vend ku mundet me ardhë dikush”, ka thënë Gjini.

Ai ka theksuar se vendi duhet të orientohet drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të largohen, por ta shohin Kosovën si vend të mundësive.