Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Beteja e Gushtit” me gjithsejtë katër akse në fshatin Shqiponjë, shkruan Gazeta Blic.
Gjini në ‘Facebook’, ka shkruar se çdo ditë po bëjnë punë intensive, në mënyrë që, sipas tij, banorët e komunës të kenë qasje më të lehtë.
Postimi i plotë:
Çdo ditë e më afër qytetarëve në çdo cep të komunës sonë. Sot filloj asfaltimi i rrugës “Beteja e Gushtit” me gjithsejtë katër akse në fshatin Shqiponjë.
Më tutje, vijuam dhe përcollëm fillimin e punimeve edhe në rrugën “Martirët Dinaj” dhe gjashtë akseve tjera në Qerim-Jug.
Çdo ditë pune intensive në mënyrë që banorët e komunës të kenë qasje më të lehtë!
Dy opsionet që mund të çojnë në shkurtimin e fushatës zgjedhore


