Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se fshatrat Dallashaj, Rracaj, Rrypaj, Ramoc e Madanaj e kanë ndjerë ndryshimin në katër vitet e fundit me qeverisjen e tyre.
Gjini ka thënë se këto fshatra gëzojnë trajtim të barabartë dhe institucional nga Komuna e Gjakovës.
“Banorët e ndershëm dhe të vyeshëm të këtyre fshatrave janë entuziastë që të punojmë së bashku edhe për një mandat të ri, që të krijojmë punë e projekte të reja me vlerë për komunitetet ku jetojnë” shrkuan Gjini në Facebook.