Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka theksuar se është investuar shumë gjatë mandatit të tij katër vjeçar në fshatin Hereq.
“Kemi ende punë në këtë fshat dhe në fshatrat e lagjet e shumta të Gjakovës, por me përkushtim dhe punë të pandalshme do të arrijmë që ta përmbyllim infrastrukturën dhe t’i kthehemi projekteve që lidhen me jetën në komunitet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Banorët e dinë më së miri si ka qenë fshati Hereq në vitin 2017. Si është tani, e shohin të gjithë.
? Kemi ende punë në këtë fshat dhe në fshatrat e lagjet e shumta të Gjakovës, por me përkushtim dhe punë të pandalshme do të arrijmë që ta përmbyllim infrastrukturën dhe t’i kthehemi projekteve që lidhen me jetën në komunitet.
#GjakovësEdheMëShumë #121