Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e partisë përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), të kryesuar nga Hysni Gucati, raporton GazetaBlic.
Gjini ka thënë se respekti dhe kujdesi për historinë e Kosovës dhe për ata që kanë kontribuar në luftën çlirimtare janë, sipas tij, investim për të ardhmen e shtetit.
Ai ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.


