Lajme

Gjinekologu ngre alarmin për pilulat anti-shtatzani: Vajzat e reja po abuzojnë me përdorimin e kontraceptivëve emergjent

03/26/2024 11:32
nga:N K

Gjinekologu Driton Prenaj, në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur rreth përdorimit të kontraceptivëve emergjent, tek vajzat e reja si dhe efektet anësore të përdorimit të pakontrolluar të këtyre pilulave antishtatzani.

“Kontraceptivët emergjent në Kosovë në përgjithësi janë duke u përdorë në mënyrë abuzuese”, tha ai për Gazeta Blic.

Prenaj thotë se përdorimi i kontraceptivi emergjent, është një trend i ri seksual tek të rinjët.

Tutje ai tregon, se kur duhet të përdorën kontraceptivët emergjent.

“Emërtimi kontraceptivë emergjent, nënkupton përdorim në raste emergjente, por asnjëherë në mënyrë të rregullt pas çdo marrëdhënie seksuale. Shumë përdoruese po marrin në baza të rregullta, nga disa herë në muaj apo javë”, u shpreh ai.

Gjinekologu Prenaj, tregon dhe efektet anësore të përdorimit të kontraceptivët emergjent në mënyrë të pa rregullt.

“Mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit menstrual, gjakderdhje të çrregullt, si dhe shtatzani të padëshiruar për shkak të përdorimit jo të rregullt”, tha ai për Gazeta Blic.