Lajme

Gjinekologu kosovar: Janë rritur dukshëm lindjet me prerje cezariane!

05/07/2024 12:48
nga:N K

“Është rritur numri i lindjeve me prerje cezariane”

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” gjinekologu kosovar, Driton Prenaj.

Prenaj ka treguar se cilat janë komplikimet që mundë t’i ketë një grua që ka bërë lindje me prerje cezariane.

“Kërkesa është më e madhe se nevoja për lindje me prerje Cezariane. Por tashë janë indikacion edhe lindjet paraprake me prerje Cezariane, përqindja është rritur dukshëm në total. Ishte dashtë me qenë rreth 20% lindjet me prerje Cezariane mirëpo tash është rreth 40% të lindjeve në total në institucionet publike. Por nëse i marrim edhe institucionet private shëndetësore atëherë përqindja është dukshëm më e madhe se 40% duke e pasparasysh se janë rritur numri i lindjeve në institucionet private”, tha ai.

Gjinekologu tregon për problemet shëndetësore që mund t’i shfaqën foshnjës e cila lind në mënyrë cezariane.

“Komplikimet për nënën më të shpeshta janë infeksionet por edhe probleme tjera të cilat i sjell intervenimi operativ, ndërsa fëmijët më së shpeshti atakohën nga sëmundjeve të mushkërive”, u shpreh ai.

Krahas kësaj gjinekologu, Prenaj, tregon dhe arsyjet e zgjedhjes së kësaj mënyre të lindjes.

Ai tregon se sa zgjatë koha e rikuperimit të nënës krahasur me lindjet normale.

“Arsyeja më e shpeshtë për një lindje me rruge operatore është më e shpejtë dhe pa dhimbje. Kjo është e vërtetë mirëpo koha e rikuperimit të nënës është më e gjatë tek lindja me rruge operatore sesa te lindjet normale”, deklaroi ai për GazetaBlic.

Prenaj tregon gjithashtu s’e a kanë gji të mjaftueshëm gratë që shkojnë me këtë mënyrë lindjeje.

“Nuk është e vërtetë se gratë se lindin me prerje Cezariane nuk kanë gji të mjaftueshëm për ushqyrjën e bebës me gji, por është bërë një trend i gabuar dhe i pa logjikshëm që të mos i ushqejnë me gji fëmijët pas lindjës Cezariane” tha ai në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/GazetaBlic/