Berat Gjimshiti ka rikuperuar në kohë rekord dëmtimin e pësuar vetëm javë më parë dhe pritet që të jetë sot mes të grumbulluarve për takimin mes Atalanta-s dhe Athletic Bilbao-s.
Mbrojtësi kuqezi do të jetë i gatshëm për të luajtur mbrëmjen e sotme në “New Balance Arena”.
Pas gjashtë takimesh Atalanta mban vendin e tetë me 13 pikë ndërsa baskët në po kaq ndeshje kanë grumbulluar pesë pikë.


