Sporti

Gjimshiti pas fitores: Ishim pak të lodhur, por kjo ishte përgjigja që duhej të jepnim

4 ditë më parë
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka triumfuar ndaj Andorrës me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke marrë kështu tre pikë.

Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti foli për media, ku u shpreh mjaft i lumtur me fitoren dhe tre pikët, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte kjo përgjigja që duhej ta jepnim. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë. Ishim të lodhur nga udhëtimi, nuk kishim shumë kohë për ta analizuar kundërshtarin, por çunat kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë”, tha Gjimshiti për SuperSport.

Rey Manaj dy herë dhe Uzuni realizuan golat për kombëtaren shqiptare sonte.

/GazetaBlic Sport