Kombëtarja e Shqipërisë është eliminuar nga Kampionati Europian, EURO2024, pasi u mposht sot nga Spanja dhe mbeti me 1 pikë në grup pas tri xhiros.
Pas ndeshjes së sotme me Spanjën, që e humbëm me rezultatin 0:1, Berat Gjimshiti u shpreh i lumtur me ndeshjet e zhvilluara, pasi sipas tij grupi ishte tepër i vështirë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Janë shumë gjëra tash, nuk di kah t’ia fillojë, të gjithë kanë qenë pranë nesh, jam i lumtur për të gjithë ekipin dhe performancën që kemi treguar në fushë, jo për ndeshjen e parë, ku kishim emocione, me kroatët merituam naj fitore edhe sonte një barazim, por në fund i falënderojë tifozët që na kanë përkrah kaq shumë”, tha Gjimshiti për Klan TV.
/GazetaBlic Sport