Shqipëria ka humbur nga Polonia me rezultat 4-1.
Golat për polakët i shënuan: Lewandowski, Buksa, Krychowiak dhe Linetty, shkruan GazetaBlic Sport.
Kurse golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi, Sokol Cikalleshi.
Pas ndeshjes për Super Sport ka folur Berat Gjimshiti.
Ai tha se është i pakënaqur që po pranojnë gola të lehtë.
“Sigurisht që rezultati është shumë i lartë, jam i pakënaqur me gabimet që kemi ba, në pjesën e parë kemi lozë mirë, por nga goditjet standarte pranuam dy gola kot, po marrim gola shumë të thjeshtë”, tha Gjimshiti për SuperSport.
/GazetaBlic Sport/


