Skuadra e Gjilanit ka fituar edhe tre pikë tjera mjaft me rëndësi në Superligën e Kosovës.
Gjilani ka triumfuar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë ballafaqim e ka shënuar sulmuesi Theophilus Solomon.
Solomon realizoi pas 38 minutave lojë – pas asistimit të mbrojtësit Përparim Islami.
SC Gjilani mbetet në pozitën e parë në tabelë, ku pas 5 ndeshjeve ka 13 pikë në renditjen tabelare.
Ndërkohë, Dukagjini ndodhet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
/GazetaBlic Sport/


