Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Gjilani ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Hasan Hyseni shënoi golin e parë në minutën e 15-të, kurse Progni barazoi shifrat në 1 me 1 në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Razak dhe Dabiqaj shënuan golat e fitores për skuadrën e Ismet Munishit.
Drenica në anën tjetër është mposhtur nga Ballkani me rezultat 0 me 1. Suharekasit triumfuan me golin e shënuar nga Bajram Jashanica.
/GazetaBlic Sport/


