Sport Club “Gjilani” është duke i ‘blinduar’ futbollistët më të mirë pvr sezonin e ardhshëm duke u rinovuar kontratat.
Së fundmi, skuadra gjilanase ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Oltion Rapa.
Rapa do jetë pjesë e “kuqebardhëve” edhe për sezonin e ardhshëm.
Deri më tani skuadra Ismet Munishit ka rinovuar kontratat me Enea Kolicin, Gerhard Prognin, Besar Musollin, Muhamed Useinin dhe Oltion Rapa.


