Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.
Vendasit pas një fillimi të vështirë kanë gjetur formën e duhur dhe nuk dinë për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në Superligë.
‘Skifterat’ synojnë të vazhdojnë me fitore për të vazhduar ngjitjen në tabelë.
Në anën tjetër Prishtina e Re është e fundit në tabelë, por synon që të shkaktojë befasi në Gjilan.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Laroshi, Ar. Thaqi, Adili, As. Thaqi, Ibrahimi, Boshnjaku, Taipi, Morina, Prapashtica, Basa, Jarovic
Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Hana, Prenci, Rudovic, Baholli, Behrami, Doukoure, Gomes, Dobratiqi, Berisha.


