Lajme

Gjilani nënshkruan kontratë në vlerë rreth 1 milionë euro për ndërtimin e stacionit të autobusëve

12/31/2024 09:12
nga:N K

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përveç nënshkrimit të kontratës në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve, ai ka nënshkruar edhe kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një investim rreth 1 milionë euro.

“Po e përmbyllim vitin me një tjetër projekt madhor. Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e re për transportin! Stacion modern, investim prej rreth 1 milionë euro”, shkroi Hyseni, përcjell GazetaBlic.