Sporti

Gjilani ndahet me Bejtullain e Nafiun

01/11/2024 10:20
nga:E K

Gjilani ka njoftuar sot se e ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët e tij, Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu.

Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër nw këtë edicion, teksa “Skifterat” njoftojnë se ndarja vjen pas një marrëveshjeje të dyanshme.

“Klubi i falënderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke iu uruar suksese të mëtutjeshme në sfidat e ardhshme. Faleminderit për momentet e bukura dhe angazhimin në klubin tonë”, ka shkruar klubi gjilanas.