Kanë përfunduar tri duelet në ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjilani arriti fitore të madhe ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Solomon në minutën e 50’të të takimit.
Llapi kishte raste të mira shënimi duke goditur 2 herë shtyllën. Krasniqi gjuajti një goditje “bombë” në minutën e 85’të duke qëlluar tranzerzalen, madje lojtarët pretenduan që topi kishte kaluar vijën e fundit, por njëjtë nuk mendoi edhe gjyqtari kryesor.
Në anën tjetër, Ballkani triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt.
Golat për kampion në fuqi të Kosovës i realizuan, Armend Thaqi [67′] dhe Albion Rrahmani [85′].
/GazetaBlic Sport/


