Skuadra e Gjilanit ka marrë një fitore të madhe ndaj Ferizajt në udhëtim.
Gjilani fitoi me rezultatin 1-2, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Sport.
Armend Thaqi dhe Jarovic realizuan për Gjilanin, kurse Oguns për vendasit.
Gjilani tani me këtë fitore shkon në kuotën e 36 pikëve, veç një pikë larg Europës, teksa Ferizaj ndodhet në vendin e tetë me 23 pikë.
/GazetaBlic Sport


