Sporti

Gjilani merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit, Evropa gjithmonë e më afër për ‘Skifterat’

05/03/2023 16:55
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Gjilani fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 2-0, për të marrë tre pikë të mëdha në garën për kualifikimin në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë duel e realizoi Mevlan Zeka në pjesën e parë të sfidës. I njëjti realizoi gol edhe krejt në sekondat e fundit, ku edhe vulosi fitoren e madhe.

Kujtojmë se në këtë duel futbollisti Dallku u ndëshkua me të kuq në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, kurse Dukagjini në vendin e pestë me 41 pikë.

/GazetaBlic Sport