Sporti

Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare

12/04/2021 12:22
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.

Në program janë ndeshjet e xhiros së 17-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani i Ismet Munishit e pret në shtëpi skuadrën e Malishevës, ndeshje kjo që nuk pritet të jetë e lehtë për “Skifterat”.

Malisheva e nisi furishëm kampionatin, por tashmë ka pak rënie në rezultate. Megjithatë, në këtë takim vjen pas fitores ndaj Drenicës.

Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes që luhen në ora 13:00.

Gjilani: Koliçi, Halili, Prekazi, Hoxha, Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Cale, Progni Krasniqi.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Hoti, Kacoli, Bruqi, Mustafa, Sobowale, H.Hyseni, M.Hyseni, Stullqatku.

/GazetaBlic Sport/