Gjilani pret Malishevën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë.
Skifterat janë nikoqir të Malishevës, me skuadrën e Ardian Nuhiut që po kërkon fitoren e dytë radhazi.
Në anën tjetër Malisheva pas disfatës së Ballkanit synon tre pikët në Gjilan për t’u ngritur në pozitën e dytë në tabelë.
Të dy skuadrat kanë objektiv daljen në Evropë dhe në këtë takim vlejnë vetëm tre pikët.
Formacionet zyrtare;
Gjilani: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Ramadani, Ibrahimi, Shabani, Morina, Rrahmani, Bilalli, Prapashtica, Jarovic.
Malisheva: Velii, Pira, Xhaka, Prekazi, Veliu, Brruti, Limaj, Ferati, Aliu, Hazrollaj, Berisha.


