Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Dy ndeshje interesante do të zhvillohen në Gjilan e Prishtinë, atje ku do të mësohen dy skuadrat finaliste, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjilani e pret në shtëpi skuadrën e Llapit, me “Skifterat” që kanë avantazh nga ndeshja e parë e luajtur në Podujevë, 2 me 1.
Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes që fillon në ora 15:00:
Gjilani: Koliçi, Halili, Bilalli, Ismaili, Zeka, Ramadani, Sinani, Islami, Kelemndi, Zabergja, Hoxha
Llapi: Avdyli, Fernando Augusto, Neto, Krasniqi, Milic, Shabani, Limani, Riviera, Selimi, Alidema, Fazliu
/GazetaBlic Sport/


