Skuadra e Gjilanit e fillon sonte fazën kualifikuese për Conference League.
‘Skifterat’ kanë udhëtuar në Luksemburg, atje ku do të përballen me FC Progres Niederkorn, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim fillon në ora 19:30 dhe zhvillohet në stadiumin Stade Jos Haupert.
Do të jetë edhe debutimi i Klodian Duros në krye të Gjilanit, me trajnerin shqiptar që kërkon të fillojë suksesshëm aventurën e tij.
/GazetaBlic Sport/


