Lajme

Gjilani ka aktualisht 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim

04/07/2021 10:39
nga:Q R

97 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19 në Spitalin e Gjilanit, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me Covid-19 është 732.

Derisa, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për rezultat.

Njoftimi i plotë:

Gjilan, 7 prill 2021 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për rezultat.

10 pacientë me Covid në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës