Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjilani ka arritur një fitore me shumë vlerë, duke e mposhtur skuadrën e Liepajas, 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Albert Dabiqajt që i dha fitoren skuadrës kosovare, pas asistimit fantastik nga Cale.
Përgjithësisht, Gjilani e dominoi ndeshjen, me të drejtuarit e Zekirja Ramadanit që kishin edhe raste të tjera për gol.
Ky është një hap i madh drejt kualifikimit në raundin e dytë në Conference League, por natyrisht që skuadra kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme në ndeshjen kthyese.

/GazetaBlic Sport/


