Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit. Rezultati përfundimtar ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic.
Alidemaj, Fazliu dhe Shabani shënuan për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës vendase.
Arbëria ka lëshuar fitore nga duart në fund në ndeshjen ndaj Gjilanit. “Skifterat” triumfuan me rezultat 3 me 4 në një ndeshje të jashtëzakonshme.
Musolli, Kelmendi dhe Progni dy herë shënuan për skuadrën e Munishit, kurse Marclei, Kryeziu dhe Kreshnik Bahtiri shënuan për skuadrën nga Lipjani.
Në Mitrovicë, Trepça ’89 bëri një hap shumë të gabuar në Mitrovicë, ku barazoi me rezultat 1 me 1 ndaj Besës.
Diellor Hiseni shënoi për epërsinë e Besës, kurse Arbnor Muja realizoi golin e barazimit për skuadrën e Shpëtim Idrizit.
/GazetaBlic/


