Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
Gjilani ka arritur të shënoj fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi, Ardi Qorri në minutën e 8’të. Protagonisti kryesor i këtij dueli ishte Keita Razak i cili shënoi dy gola dhe asistoi në dy golat e tjerë të shënuar nga Shend
Kelmendi dhe Krasniqi.
Epilogun final këtij takimi ia dha Gerhard Progni me golin e shënuar në minutën e 93’të të takimit.
Dukagjini ka shënuar fitore të madhe me rezultat minimal 0-1 ndaj Drenicës.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi, Shala në minutën e 73’të të takimit.
Malisheva poashtu arriti të ndalë 3 pikë në shtëpi duke mposhtur Ulpianën me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Soboëalen në minutën e 18’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


