Sporti

Gjilani fiton derbin ndaj Dritës, Llapi “shkel” Drenicën – Ballkani fiton ndaj Malishevës

11/25/2021 14:58
nga:Lorik J

Derbi i madh kosovar i ka takuar, Gjilanit, pasi fitoi ndaj Dritës.

Gjilani ka fituar minimalisht ndaj Dritës me rezultatin 1:0, me golin e Albert Dabiqajt, shkruan GazetaBlic Sport.

Dabiqaj ka shënuar në portën e Faton Malokut pas 48 minutave lojë.

Me këtë fitore, Gjilani merr kreun e tabelës me 28 pikë të grumbulluara pas 15 xhirove.

Ndërkohë, skuadra e Llapit ka fituar thellë ndaj Drenicës në udhëtim me rezultatin 3:5.

Prençi, Rivera, Veliu, Firmino dhe Idrizi shënuan për Llapin, kurse Uka realizoi hat-trick për Drenicën.

Kurse, në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës, vendasit triumfuan me rezultatin :0.

Golat në këtë duel për Ballkanin i kanë shënuar Albion Rrahmani pas 77 minutave lojë dhe Ermal Kransiqi në minutat e fundit.

/GazetaBlic Sport