Derbi i madh kosovar i ka takuar, Gjilanit, pasi fitoi ndaj Dritës.
Gjilani ka fituar minimalisht ndaj Dritës me rezultatin 1:0, me golin e Albert Dabiqajt, shkruan GazetaBlic Sport.
Dabiqaj ka shënuar në portën e Faton Malokut pas 48 minutave lojë.
Me këtë fitore, Gjilani merr kreun e tabelës me 28 pikë të grumbulluara pas 15 xhirove.
Ndërkohë, skuadra e Llapit ka fituar thellë ndaj Drenicës në udhëtim me rezultatin 3:5.
Prençi, Rivera, Veliu, Firmino dhe Idrizi shënuan për Llapin, kurse Uka realizoi hat-trick për Drenicën.
Kurse, në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës, vendasit triumfuan me rezultatin :0.
Golat në këtë duel për Ballkanin i kanë shënuar Albion Rrahmani pas 77 minutave lojë dhe Ermal Kransiqi në minutat e fundit.
/GazetaBlic Sport


