Sporti

Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit me super golin e Prognit

12/12/2021 15:24
nga:E K

Gjilani ka fituar derbin e javës së 18’të ndaj Ballkanit me rezultat minimal 0-1.

Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte, Gerhard Progni, i cili ishte realizatori i vetëm në përballje, shkruan GazetaBlic Sport.

Progni shënoi golin e epërsisë së skuadrës së tij në minutën e 75’të të takimit pas një goditje të fuqishme nga distanca.

Skuadra e Ismet Munishit e fitoi ballafaqimin e fundit të gjysmë sezonit të Superligës së Kosovës, duke shkuar në pushim dimëror si lider i tabelës me 35 pikë, kurse Ballkani zbret në pozitën e 3’të me 33 pikë 1 më pak se Drita që pozicionohet në vendin e 2’të me 34 pikë.

/GazetaBlic Sport/