Sporti

GJILANI ËSHTË I KUQ

09/26/2021 17:13
nga:E K

Gjilani ka fituar derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka fituar me rezultat minimal ndaj Dritës 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy golat erdhën në pjesën e dytë, fillimisht nga Progni, pastaj edhe nga Shend Kelmendi.

Progni realizoi me një goditje maestrale nga goditja e lirë duke e mposhtur portierin Maloku për epërsinë e Gjilanit në minutën e 66’të të takimit.

Drita mbeti me një lojtar më pak pasi Prince Balde u largua nga loja pas ndërhyrjes në Blerim Krasniqin në minutën e 70’të të takimit.

Për të vulosur fitoren e Gjilanit u përkujdes, Shend Kelmendi i cili realizoi gol pas asistimit të Krasniqit në minutën e 89’të të takimit.

Me këtë fitore, Gjilani pozicionohet në vendin e 5’të në tabelën e Superligës me 9 pikë dy më pak se Drita që ka 11 pikë në pozitën e 3’të.

/GazetaBlic Sport/