Sporti

Gjilani e vazhdon fazën përgatitore në Strugë, klubi aranzhon katër ndeshje miqësore

07/21/2021 18:09
nga:Mergim Rreci

Sport Club “Gjilani” po vazhdon të përgatitet maksimalisht për edicionin 2021/22.

Skuadra e Ismet Munishit njofton se është vendosur në qytetin e Strugës për të zhvilluar fazën e dytë përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

“Skifterat” do të qëndrojnë dhjetë ditë në Strugë, ku edhe do t’i zhvillojnë katër miqësore.

“Me ekipin kanë udhëtuar gjithë futbollistët, të cilët për dhjetë ditë do të impenjohen edhe me katër ndeshje miqësore të cilat janë aranzhuar për këtë fazë. Për terminet dhe kundërshtarët e rezervuar do të informoheni më vonë.”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Kujtojmë se kuqebardhët edhe në fazën e parë të përgatitjeve kishin qëndruar në Maqedoninë e Veriut, por ishin të akomoduar në Mavrovë