Sporti

Gjilani e mposht edhe Llapin, dy fitore në dy ndeshjet e para në edicionin e ri

08/23/2026 18:27
nga:Mergim Rreci

Gjilani ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat 0-2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Heroi i sfidës ishte Oltion Bilalli, i cili shënoi të dy golat e Gjilanit në pjesën e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë sukses, Gjilani e nis në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27, duke regjistruar dy fitore në dy xhirot e para. Kuqebardhët kishin triumfuar edhe në xhiron hapëse ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 1-3.

Në anën tjetër, Llapi po kalon një start të vështirë të kampionatit. Skuadra nga Podujeva ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, duke mbetur ende në kërkim të pikëve të para.

Gjilani kështu merr edhe më shumë besim për vazhdimin e kampionatit, ndërsa Llapi duhet të reagojë shpejt për të dalë nga kjo situatë.

/GazetaBlic Sport/