Superliga e Kosovës vjen sot me tri ndeshje shumë interesante.
Disa ndeshje interesante janë në program sot, me fazën e fundit që po zhvillohet në nivelin elitar të futbollit tonë, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në derbin e madh kosovar, Gjilani – Drita.
Të dy skuadrat synojnë pozitën e dytë në renditjen tabelare, pasi gjasat për titull tashmë duket se janë shuar, me Ballkanin që pothuajse e ka ‘blinduar’ pozitën e parë.
Ja formacionet zyrtare të kësaj sfide:
Gjilani: Kolici, Prekazi, Progni, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Aziz, Krasniqi, Useini, Kelmendi.
Drita: Maloku, Limani, Namani, Krasniqi, Ajzeraj, Blakcori, Islami, Balde, Bardhoku, Ajzeraj, Simonovski.
/GazetaBlic Sport/


