Sporti

Gjilani – Drita, forma e skuadrave para derbit të madh

05/05/2021 10:47
nga:L J

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar mes Gjilanit dhe Dritës.

Gjilani dhe Drita takohen sot me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Ismet Munishit, SC Gjilani hyn në këtë ndeshje nga vendi i katërt dhe objektivi i tyre i vetëm këtë sezon mbetet fitorja në këtë derbi, kurse Drita luan për fitore dhe për të ndjekur hapin për titull.

Forma e skuadrave para derbit:

SC Gjilanit në pesë ndeshjet e fundit numëron dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

FC Drita ndërkohë hyn në derbi, ku ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.

/GazetaBlic Sport