Sporti

Gjilani dhuron spektakël pas 45 minutave të parë ndaj Lirisë

12/02/2023 13:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Gjilani është në avantazh të thellë ndaj skuadrës së Lirisë, 0 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike e të drejtuarve të Gentian Mezanit, të cilët ‘shpërthyen’ në fushë me 3 gola të realizuar.

Basa zhbllokoi shifrat me një gol nga penalltia, kurse Elvedin Heric realizoi dy golat e tjerë.

Kujtojmë që Liria po luan me një lojtar më pak, pasi Melos Zenunaj u përjashtua me karton të kuq në minutën e 25-të.

/GazetaBlic Sport/