Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së 9-të.
Duke filluar nga sot, java e nëntë në Superligë rikthehet me ndeshje tejet interesante, transmeton GazetaBlic Sport.
Ditën e sotme zhvillohet ndeshja midis Gjilanit dhe Ferizaj, ku gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka.
Çaka është së bashku me asistentët e tij: Besnik Morina, Kastriot Peci dhe Valon Bajgora. Kurse në VAR, janë dyshja: Vigan Ibërdemaj dhe Drilon Rexhepi.
Gjilani vjen në këtë takim pas barazimit me Dritën në derbi, kurse Ferizaj pas fitores ndaj Dukagjinit.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/