Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e nëntë.
Në program janë tri ndeshje intersante, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet e shumë gola, përcjell GazetaBlic Sport.
Ballkani udhëton në Gjilan për përballjen ndaj skuadrës së Ismet Munishit që fillon nga ora 13:00.
Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare:
Ja 11’shet startuese:
Gjilani: Koliçi, Progni, Rapa, Halili, Hajdari, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Musolli, Hoxha. Kryetrajner: Ismet Munishi
Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Malaj, Jashanica, Solomon. Kryetrajner: Bekim Isufi


