Lajme

Gjilanasit shfaqin interesim për votë edhe para hapjes së qendrave të votimit

02/09/2025 07:55
nga:G B

Në Gjilan janë hapur qendrat e votimit.

Shkolla “Abaz Ajeti” është qendra më e madhe e votimit në këtë qytet, teksa gazetari Flamur Gajtani, thotë se interesimi I qytetarëve për votim ka nisur qysh para orës 07:00, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë qendër, 13 mijë 403 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e votës.

Ndër të tjera, në këtë qendër nuk mund të votohet me kusht.

Por e drejta e votës me kusht mund të realizohet në bibliotekën “Fan Noli”.