Lajme

Gjilanasi i zë dy hajna në shtëpinë e tij dhe përleshet me ta, policia i arreston që të tre

06/09/2021 11:26
nga:M K

Një tentim-vjedhje nga hajnat në Gjilan dje pas mesnatës mund të kishte përfunduar me fatalitet.

Kjo pasi që dy hajnat u zunë në flagrancë nga pronari i shtëpisë të cilës kishin hyrë për ta vjedhur.

Policia ka thënë se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre (si i dyshuar) është ballafaquar me dy të dyshuarit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, dhe gjatë përleshjes në mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

LEXO EDHE:

Ambasada e SHBA-së për urdhrin e ri të Joe Biden: Siguron mjete të reja për t’ju përgjigjur kërcënimeve