Lajme

Gjilan: Viktima goditet me mjetë të fortë në kokë, i dyshuari në arrati

03/23/2023 09:17
nga:Astrit Gashi

Një person nga Gjilani ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar me një mjet të fortë në kokë nga i dyshuari kosovar.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:55 në Gjilan, konkretisht në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

Policia njoftoi se rasti është nën hetime, kurse i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, njoftoi Policia e Kosovës.