Lajme

Gjilan: Parregullsitë në konkurse, Sadiku: Nëse vërtetohen Hyseni duhet të dorëhiqet

02/29/2024 22:43
nga:Sh R

Emisioni KIKS Kosova, ka raportuar për parregullsi në konkurset e shpallura nga komuna e Gjilanit, për drejtorë të shkollave, teknik të stomatologjisë dhe pozita të tjera.

E lidhur me këtë, analisti politik Ermal Sadiku, ka kërkuar hetime nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai në Rubikon në Klan Kosova tha se kryetari Alban Hyseni, duhet edhe të jap dorëheqje nga kjo pozitë nëse vërtetohen shkeljet.

“KIKS Kosova e ka treguar një skandal, e performanca e qeverisë është që tregon tash pas raportimit të KIKS Kosovës”, tha Sadiku.