Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka gjobitur dy vozitës me nga 300 euro gjobë dhe ndalim i vozitjes për 3 muaj.
Sipas policisë, në rastin e parë, vozitësi është hasur duke e drejtuar mjetin në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 80 kilometra në orë, ndërsa ai ishte duke vozitur me shpejtësi 171 kilometra në orë.
“Vozitësit të parë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, në rastin e dytë, policia ka hasur në një person duke vozitur, ndonëse e kishte pasën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre muaj.
“Vozitësit të dytë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe i është vazhduara masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre (3) muajsh”, thuhet në njoftim.


