Një burrë është arrestuar nga policia pasi ka sulmuar fizikisht gruan dhe të bijën e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.